LAJMI I FUNDIT:

Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin (Foto/Video)

Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin (Foto/Video)

Pas shumë seancave gjyqësore Nikolla Gruevski, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i OBRM-PDUKM-së është dënuar me dy vite burg për blerjen e një Mercedesi të tipit Maybach S600 Pullman Guard.

Nikolla Gruevski dënohet me dy vite burg në lëndën “Tanku”
Lexo po ashtu Nikolla Gruevski dënohet me dy vite burg në lëndën “Tanku”

Ai u dënua për pengim të konkurrencës dhe favorizim të kompanive automobilistike për blerjen e kësaj super veture.


E gjithë kjo pasi Prokuroria Speciale Publike e kishte nisur hetimin ”Tanku”, që mbështeten materialet e përgjuara që njihen si ”bombat” e opozitës.

Në materialet e përgjuara që njihen si ”bombat” e opozitës dëgjohet biseda e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska me ish-kryeministrin Gruevski për të porositur një Mercedes që në bisedën telefonike thirrej si ”Ajo me M”, që u përmend edhe sot në gjykatë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard që çmimi fillestar është 450.000 euro por pa asnjë kërkesë plus.

Në bisedën në mes Jankulloskës dhe Gruevskit, ai kërkonte që vetura e tij të jetë edhe me ulëse që bënin masazhë, me ekran për fëmijët dhe të jetë i rehatshëm.

Përveç Gruevskit sot u dënua edhe Gjoko Popovski me 6.6 vite burg i cili kishte dorë në porositjen e Mercedesit me kërkesë të Gruevskit. Ai dje (22.05.2018) u dënua edhe me nëntë vite tjera burg për lëndën ”300”.

Telegrafi Maqedoni ju sjell disa fotografi dhe video për këtë bishë me emrin ”Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard”. /Telegrafi/

Stoltenberg vozitet nëpër Shkup me ”tankun” e Gruevskit (Foto)
Lexo po ashtu Stoltenberg vozitet nëpër Shkup me ”tankun” e Gruevskit (Foto)