LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së: Shteti i Kosovës pothuajse i ka harruar qytetarët shqiptarë në veri të Mitrovicës

Deputeti i LVV-së: Shteti i Kosovës pothuajse i ka harruar qytetarët shqiptarë në veri të Mitrovicës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se shteti i Kosovës pothuajse i ka harruar qindra familje shqiptare nga Mitrovica e Veriut të cilëve nuk po u lejohet kthimi e as rindërtimi i shtëpive të tyre atje.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka bërë të ditur se ka vizituar banorët shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, të cilët siç tha ai “përkundër diskriminimit dhe dhunës sistematike nga serbët dhe mosmbështetja e shtetit të Kosovës, kanë qëndruar stoikisht në shtëpitë̈ e tyre”.

“Sot në cilësinë e deputetit vizitova veriun e Mitrovicës për t’i takuar banorët shqiptarë, duke filluar me lagjen e Boshnjakëve, ndërtesat tek shkolla e mesme teknike, Kodrën e Minatorëve, Tre Rrokaqiejt, dhe në fund pimë̈ kafe në ëmbëltoren e njohur të qytetit “Pelivan” duke e shëtitur gjithë qytetin e veriut. Gjatë kësaj ecje tri orëshe nëpër veriun e Mitrovicës, bashkëbiseduam me banorët shqiptarë të cilët përkundër diskriminimit dhe dhunës sistematike nga serbët dhe mosmbështetja e shtetit të Kosovës, kanë qëndruar stoikisht në shtëpitë̈ e tyre”, shkruan Bajqinovci.


Deputeti i LVV-së tha se “Sot në Mitrovicën e Veriut janë me qindra shtëpi të rrënuara, djegura dhe banesa të uzurpuara të shqiptarëve të cilëve nuk ju lejohet kthimi si dhe rindertimi i tyre, shteti i Kosovës pothuajse i ka harruar qytetarët shqiptarë në veri të Mitrovicës”.

“Para lufte, kjo pjesë e qytetit i kishte mbi 60% shqiptarë, ndërsa sot janë̈ rreth 12%. Serbia po ja arrin ngadalë ta ndryshojë strukturën demografike në këtë̈ pjesë të Kosovës”, shprehet ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori