Në Gjykatën Themelore të Dibrës, në nëntë muajt e kaluara ka rënie të madhe të numrit të lëndëve gjyqësore. Shkaku kryesor, sipas kompetentëve të këtij institucioni gjyqësor, është ndikimi i pandemisë në jetën e përgjithshme të njerëzve, por edhe në punën sistemit gjyqësor. Kryetari i Gjykatës Themelore në Dibër, Ilir Iseni, na informoi se ka një rënie drastike të numrit të lëndëve gjyqësore sidomos në kaurtalin e dytë të nëntëmujorit, respektivisht gjatë muajve prill, maj dhe qershor. Gjatë këtyre muajve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka një përgjysmim të lëndëve. Kryetari Iseni sqaron se në këtë Gjykatë, në vitin 2019 – gjatë kuartalit të dytë ka patur 1573 lëndë, kurse sivjet po në të njëjtën periudhë – janë 770 lëndë. Po ashtu edhe në kuartalin e tretë, respektivisht në muajt korrik, gusht, shtator, vazhdon rënia e numrit të lëndëve. Vitin e kaluar, në korrik, gusht dhe shtator ka patur 824 lëndë, kurse këtë vit – 560.
Duke komentuar rënien e numrit të lëndëve, kryetari i gjykatës, Ilir Iseni thotë se ulje ka edhe te lëndët si civile, ashtu edhe penale, por edhe tek lëndët administrative. Po sipas tij, ka probleme edhe me realizimin të proceseve gjyqësore. “Shumë procese gjyqësore anulohen për shkak të mos ardhjes së palëve dhe sidomos numri i proceseve gjyqësore ka qenë minimal gjatë orës policore që ishte prezente në Dibër dhe Qendër Zhupë si komuna të para ku u paraqitën edhe dy raste të para pozitive me Kovid-19. Një problem kryesor gjatë kësaj periudhe ishte edhe mos ardhja në punë edhe i një gjykatësi i Gjykatës Themelore të Dibrës, meqë ai jeton në Strugë. Ardhja e tij gjatë orës policore u kufizua për shkak të masave që parasheh ora policore”, tregon Iseni.
Në ndërkohë, gjykata e Dibrës vlerëson se duhet të fillohet me punë në proceset gjyqësore edhe në distancë. Njeriu i parë i këtij institucioni gjyqësor, Ilir Iseni, thekson se mbështet propozimin që gjykatat lëndët ti zhvillojnë edhe onlajn. Megjithatë, thotë ai, nevojitet të bëhet trajnimi i gjykatësve për të realizuar proceset gjyqësore në distancë, të ketë persona të cilët në gjykata me sukses i realizojnë aktivitetin e IT teknologjisë dhe normalisht të sigurohen pajisjet e nevojshme për realizimin e lëndëve gjyqësore onlajn. Ndryshe, në Gjykatën e Dibrës edhe më tej janë të mendimit se kësaj Gjykate, e cila mbulon Komunën Dibër dhe Qendër Zhupë, dekadat e fundit dukshëm i janë tkurrur kompetencat. Ajo ndodhi edhe me plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin e ri për Gjykata, thonë në këtë institucion të drejtësisë. Po ashtu duhet theksur faktin se një problem i madh është edhe procesi gjyqësor ndaj minorenëve që tani si kompetencë – i bie Gjykatës së Kërçovës, kurse paraprakisht këtë kompetencë e kishte Gjykata e Gostivarit. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta