Në vazhdën e vizitave te bizneset private, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, vizituan sot një fabrikë në Podujevë, ku shprehën mbështetjen institucionale për bizneset në mënyrë që të rigjenerohet ekonomia e vendit.
Tahiri tha se fokusi kryesor i tyre është që përmes pakos së rimëkëmbjes ekonomike t’iu dalin në ndihmë sektorit privat.
“Përmes Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, por edhe përmes buxhetit që e kemi miratuar dje fokus kryesor i qeverisë sonë do të jetë rigjenerimi ekonomik i goditur rëndë nga pandemia. Sektori privat në fund të ditës është sektori më i rëndësishëm, rroga e Veselit dhe rroga ime paguhet prej sektorit privat. Në këtë kuptim ne e kemi detyrë që t’iu dalim në ndihmë dhe t’iu ndihmojmë, mos t’i shohim ndryshe përveç partner strategjik të përmirësimit të gjendjes së pandemisë dhe zhvillimit ekonomik”, tha ai.
Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi tha se shembullin e kësaj fabrike duhet të ndjekin edhe kompani tjetër që gratë të punësohet në sektorin privat.
“Në vizitën e përbashkët që i bëmë këtij biznesi ALKO SHPK një biznes që ka qindpërqind të punësuarve të gjinisë femërore që është një inkurajim për shumë biznese tjera se edhe motrat tona, nënat tona dinë të punojnë sigurisht. Në këtë aspekt mes sa na informoi përfaqësuesi i këtij biznesi shkon për eksport jashtë vendit, në këtë formë bashkë me zëvendëskryeministrin u fascinuam me punën që është duke e bërë ky biznes që ka startuar këtë vit”, u shpreh Krasniqi.
E pronari i kompanisë, Mentor Latifi shpresoi që qeveria do t’iu dal në ndihmë bizneseve pas krizës me pandeminë Covid 19.
“Ne e njoftuam për sukseset dhe sfidat që i kemi gjatë këtij viti… I falënderojmë për mbështetjen që na dhanë… Ne kemi dorëzuar disa plane, jemi në konsultime me qeverinë, po shpresojmë në ndihmën e tyre”, tha ai.
Javët e fundit, zëvendëskryeministri Tahiri ka nisur vizitat në biznese të qyteteve të ndryshme për të shprehur mbështetjen institucionale karshi tyre./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit