LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, policia jep detaje

Shpërthimi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, policia jep detaje
Foto: Ilustrim

Të mërkurën mbrëma rreth orës 22:00, ka ndodhur një shpërthim në magjistralen Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në parkingun e një lokali.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Sipas saj, njësitet përkatëse policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e veturës me të cilën ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Personi i dyshuar është dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/