LAJMI I FUNDIT:

​KQZ në pritje të rekomandimeve nga IKSHPK për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë

​KQZ në pritje të rekomandimeve nga IKSHPK për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë

KQZ do të presë rekomandimet e IKShPK-së se si do të organizohet votimi për personat që janë me COVID-19, në zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së Valdete Daka, tha se do të kenë rekomandime nga IKSHPK se si do të veprohet me personat që janë të infektuar me COVID-19.

“Sekretariati do të kontaktojë me IKSHPK që të kemi edhe nga ata ndonjë rekomandim se si të veprohet”, tha ajo.


Anëtari i KQZ-së Sami Kurteshi, tha se duhet t’i mundësohet çdo person që të ketë mundësi për të votuar.

“Për personat që sipas të gjitha pritshmërive dhe numri i rasteve është në shtim. Në komunat ku do të ketë zgjedhje nuk është i madh, KQZ e ka mundësinë që t’i identifikojë. Atyre duhet t’iu mundësohet shprehja e vullnetit përmes votës. Të identifikohen njerëzit që izolohen dhe t’iu mundësohet votimi”, tha ai

Në mbledhjen e sotme me 9 vota për dhe 1 kundër, KQZ ka regjistruar si parti politike “Yenilikçi Türk Hareket Partisi”. Kjo ndodhi pas vendimit të PZAP që kishte anuluar vendimin e KQZ-së që kishte refuzuar ta regjistronte këtë parti.

Kundër ka votuar anëtari i KQZ-së Rifat Krasnic nga partia KDTP, i cili ka kërkuar që kjo parti të mos regjistrohet.

“Ato nënshkrime 99 përqind asnjë nuk përfaqëson komunitetin turk. Donë komuniteti turk që jeton në Kosovë me e bë copa-copa”, tha ai.

Por, që kjo parti të regjistrohet ka kërkuar anëtari i KQZ-së nga LVV Sami Kurteshi.

“PZAP me vendimin e vet e ka vërtetuar një absurd të KQZ-së. Vendimi i PZAP një shuplakë shumë e madhe për KQZ, shumë e drejtë”, tha ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori