Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sot në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth vendimin të Qeverisë për shuarjen e Task-Forcës në kuadër të Policisë së Kosovës, duke thënë se puna e saj do të vazhdojë e papenguar në të gjitha çështjet që ka pasur në shqyrtim.
Ai tha se çdo jurist e dinë që e ka të qartë se vendimi i vitit 2010 për Task-Forcën në kuadër të Policisë së Kosovës është çështje jo kushtetuese.
Sipas tij, shuarjen e kësaj Task-force janë duke u kritikuar ata që kanë frikë.
“Mund të t’ju them se janë duke kritikuar ata që kanë frikë se gjërave kemi me ju shku deri në fund dhe të mos ketë dyshime për këtë. Koha do t’i tregoj të gjitha”, tha ai.
Sipas tij, kjo task forcë ka qenë joligjore.
Ai tha se pika e parë e këtij vendimi për themelimin e Taskforcës thotë se qeveria i kërkon prokurorisë të themelojë të struktura të caktuara.
“Pushtetet janë të ndara dhe qeveria nuk mund t’i kërkojë prokurorisë që të themelojë struktura të caktuara. Është çështje e prokurorisë në bazë të ligjit se si organizohet”, tha ai.
Ai tha se atë çfarë duhet të bëjë qeveria është që të vë në dispozicion krejt kapacitetet e veta sipas nevojave që ka prokuroria.
Kryeministri i vendit tha se edhe EULEX-it i ka ndërruar mandati krahasuar me 2010.
“Atë që kemi bë ne është që me vendimin që kemi marrë është me kthy ligjshmërinë në çdo aspekt. Është më se e qartë dhe nuk ka dilema se krejt policia, jo vetëm hetuesit është në dispozicion të prokurorisë, po jo me vendim të qeverisë por sipas ligjit”.
“Plani jonë është i qartë në këtë drejtim se kah do të lëvizim më tej, e në bazë të ligjit sigurisht”, tha Hoti, raporton Telegrafi.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe policia do të mundësojë që puna e Task-Forcës të vazhdojë e papenguar në të gjitha çështjet që ka pasur në shqyrtim.
“Edhe organogrami i Policisë duhet të përgatitet sipas ligjit. Organogrami ekzistues nuk është në përputhje me ligjin, në 2019 është miratuar por jo sipas procedurave si kërkohet me ligj. Duhet të kthehet ligjshmëria dhe në kuadfër të organo-gramit të parashihen të gjitha strukturat…”, tha Hoti më tej.
Sipas tij, funksionimi i kësaj Task-forcë ka qenë në ajër, e padefiniuar…”.
“E treta gjatë këtyre ditëve do të shkëmbehen letra me Prokurorinë Speciale për tu siguruar që puna e kësaj Task force të vazhdojë në mënyrë të papenguar derisa të përgatitet organogrami i ri Policisë, në mbikëqyrje strikte të partnerëve ndërkombëtarë.
“Kjo është e vërteta dhe çdo interpretim tjetër nuk është i saktë dhe bëhet për qëllime tjera. Ka plotë njerëz që e kritikojnë ndoshta në mungesë të informatave….po prapë ka njerëz, zyrtarë të ndryshëm që e kritikojnë këtë dhe e pse e dinë saktë kah çon vendimi i qeverisë edhe orientimin tonë me vendos ligjshmërinë”, u shpreh në fund Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City