Nuridin Ahmeti publikoi librin “Instituti Albanologjik 1953-1955”. Në aspektin strukturor kjo monografi ndahet në dy tërësi.
Së pari është dhënë pjesa analitike dhe sintetizuese e punës së autorit, i cili ofron kronologjinë rreth përgatitjeve, themelimit dhe zhvillimit të Institutit Albanologjik, duke nxjerrë edhe përfundimet përkatëse; ndërkaq, pjesa e dytë, që, në këtë rast del më vëllimore, ofron lëndën dokumentare nga të gjitha fazat e përmendura, por edhe produktin e punës së këtij institucioni.
“Marrë parasysh faktin se puna studimore e Nuridin Ahmetit lidhur me historikun e Institutit të Albanologjisë dhe përgjithësisht të albanologjisë në Kosovë shënon hapjen e kësaj çështjeje në një nivel serioz studimor, botimi i kësaj monografie ka një vlerë të veçantë. Shpresojmë që të bëhet një motiv më shumë që studiuesit e tjerë të vijojnë kërkimet në dimensionet të cilat, hëpërhë, nuk janë të mundshme”, ka deklaruar, drejtor i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi.
Kurse, ish-drejtor i Institutit Albanologjik, Sadri Fetiu, ka thënë se folur rreth veprimtarisë së Ahmetit dhe ka lavdëruar punën e tij.
“Nuridin Ahmeti ka punuar me shumë përkushtim për ta realizuar një vepër të veçantë historike, historikun e themelimit dhe të veprimtarisë trevjeçare të njërit nga institucionet tona më të rëndësishme shkencore – Institutit Albanologjik, që shpesh është quajtur – i Prishtinës. Për këtë institucion, sidomos për fazën e tij fillestare të themelimit e të veprimtarisë në vitet e pesëdhjeta është shkruar deri tash pothuajse krejt përciptazi më rastin e përvjetorëve të ndryshëm të themelimit dhe të rithemelimit. Autori ka bërë një punë të mundimshme hulumtuese në dokumente arkivore dhe në shtypin e kohës”, ka thënë Fetiu, duke shtuar se Ahmeti, ka hulumtuar edhe rrethanat shoqërore, sidomos ato kulturore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze