LAJMI I FUNDIT:

PSG synon fitore në udhëtim te Basaksehiri, formacionet zyrtare

PSG synon fitore në udhëtim te Basaksehiri, formacionet zyrtare

Istanbul Basaksehir dhe Paris Saint-Germain kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

PSG është mysafir i klubit nga Stambolli në ndeshjen e dytë të Grupit H, takim që zhvillohet në ‘Basaksehir Fatih Terim Stadium’ nga ora 18:55.


Francezët vijnë në këtë ndeshje pas humbjes befasues në shtëpi nga Manchester Unitedi dhe synon fitoren e parë në grupet e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Në anën tjetër, vendasit janë mposhtur në udhëtim te RB Leipzig në ndeshjen e parë të grupeve dhe duan rezultat pozitiv nga ky takim në shtëpi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te PSG nga minuta e parë luajnë Neymar dhe Kylian Mbappe.

Basaksehir: Gunok; Rafael, Skrtel, Epereanu, Bolingoli; Ozcan, Topal, Kahveci; Visca, Crivelli, Turuc; 

PSG: Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Di Maria, Danilo, Marquinhos, Neymar; Mbappe, Kean; 

/Telegrafi/