LAJMI I FUNDIT:

Kompania italiane fiton tenderin për hekurudhën Tiranë-Durrës

Kompania italiane fiton tenderin për hekurudhën Tiranë-Durrës

Për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës tashmë është zgjedhur edhe kompania fituese. Tenderi për ndërtimin e kësaj hekurudhe i është dhënës kompanisë italiane INC S.P.A

Për këtë tender interes kishin shprehur tri kompani por INC S.P.A sipas BERZH kishte ofertën më të ulët prej 69.7 milionë euro dhe pas vlerësimit të ofertave kjo kompani u shpallë fituese.

BERZH kompania italiane INC S.P.A është një nga kompanitë më të njohurat në Itali në fushën e infrastrukturave të mëdha.


Projekti është pjesë e Korridorit Mesdhetar dhe kostoja totale e tij është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (ËBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga Qeveria e Shqipërisë./tch/