LAJMI I FUNDIT:

De Rada biseksual

De Rada biseksual

Poeti dhe studiuesi arbëresh Mario Bellizi ka publikuar në rrjetin e tij social një histori dashurie, e panjohur për botën tonë shqiptare, që lidhet me poetin arbëresh Jeronin De Radën. Është një miqësi biseksuale e De Radës kur ishte i ri.

Për këtë histori, Bellizi zbulon se ka qenë një konsideratë e Arshi Pipës, në një studim të tij, prej edhe ku është referuar fragmenti i mëposhtëm. Bellizi sjell edhe një dëshmi të studiuesit Vincenzo Belmonte, për të cilin De Rada ka dëshmuar këtë fakt në autobiografinë e tij.

Kjo histori dashurie, tregon autori, është një shndërrim i miqësisë së poetit me Raffaelo Zagarenë, në Sant’Adriano. De Rada e ka zëvendësuar kolegjin me një manastir.


“Lesbizmi dhe historia e baltosjes së pederastisë së ndershme tregon qartë se mashkulliteti dhe feminitetit janë të mbivendosura tek ai: një konstante në punët e tij, siç tregohet në shumë raste në të cilat autori përcjell me indiferencë ndjenjat e tij përmes personazheve meshkuj ose femra”. (Arshi Pipa, Hieronymus De Rada, München 1978, f. 193.)

Studiuesi Vincenzo Belmonte shkruan se “në kolegjin arbëresh (italo-shqiptar) Sant’Adriano në San Demetrio Corone, Girolamo, De Rada pa nënë, në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, djalë i një prifti katolik i ritit bizantin, bie në dashuri me një shok, Raffaele Zagaresë… De Rada në moshën 84 vjeçare, i moshuar e në vetmi, ndjeu nevojën për t’i thirrur botës në Autobiografinë e tij, ku shfaq lumturinë e tij për dashurinë rinore, e cila tani më shumë se kurrë iu shfaq si një dhuratë hyjnore.”

Mario Bellizzi është poet bashkëkohor arbëresh, me një kontribut të rëndësishëm për mbajtjen gjallë të trajtave dialektore arbëreshe. Ka lindur në Shën Vasil të Kalabrisë, në vitin 1957. Pavarësisht se studioi në degën matematikë-fizikë, ai mbeti i pasionuar pas poezisë, antropologjisë dhe etnologjisë, sidomos për botën arbëreshe dhe ballkanike. Ai shkruan në arbërisht dhe në italisht. /Standard/

Në trend Kultura

Më shumë
PARAJA

PARAJA

Poezi
Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës

Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës

Kulture
PORTRETI

PORTRETI

Poezi
DIGJITALE

DIGJITALE

Poezi
REFLEKTIME

REFLEKTIME

Poezi
Kalo në kategori