LAJMI I FUNDIT:

Instituti GAP: Pandemia COVID-19 shkaktoi rënien më të lartë të prodhimit vendor që nga paslufta

Instituti GAP: Pandemia COVID-19 shkaktoi rënien më të lartë të prodhimit vendor që nga paslufta

Masat parandaluese të pandemisë COVID-19 shkaktuan rënien më të lartë të prodhimit vendor që nga paslufta duke bërë që Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të 2020-së të bie me 9.28 për qind.

Kështu thuhet në raportin “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës“, prezantuar nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP), përcjell Telegrafi.

Në këtë raport, paraqitet ecuria e komponentëve kryesor të PBB-së dhe indikatorët tjerë makroekonomik në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, me qëllim që të pasqyrojë ndikimin e kësaj krize në të gjithë sektorët ekonomik të vendit.


“Situata emergjente ndikoi në ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve ku ekonomitë familjare ngritën shpenzimet për produkte bazike, ndërsa reduktuan shpenzimet joesenciale. Aktivitetet ekonomike të cilat shënuan rritje në tremujorin e dytë ishin industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë me 19.8 për qind dhe informacioni dhe komunikimi me 29.6 për qind. Ndërkohë rënie të të hyrave patën të gjitha industritë e tjera. Rënia më e lartë u shënua në industrinë e ndërtimit me 47.08 për qind, dhe tregtia, transporti, akomodimi dhe gastronomia me 24.4 për qind. Po ashtu. gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti industritë deklaruan rreth 584 milionë euro ose 11 për qind më pak qarkullim në Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raport.

Qeveria e Kosovës miratoi Pakon e parë Emergjente Fiskale me vlerë prej 190 milionë euro dhe propozoi riorientimin e shpenzimeve buxhetore, nga kategoria e shpenzimeve kapitale në kategorinë e pagave, transfereve dhe subvencioneve. Megjithatë, kjo pako nuk arriti të zbatohej në tërësi në tremujorin dytë dhe për këtë arsye shumë qytetarë dhe biznese nuk morën ndihmën në kohën e duhur.

Si rezultat në gjashtëmujorin e parë shpenzimet ishin vetëm 18.8 milionë euro ose rreth 2 për qind më të larta se në gjashtëmujorin e parë të vitit paraprak.

Riorientimi i buxhetit si masë e vetme pa rritur borxhin publik do të jetë i padobishëm në mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori