LAJMI I FUNDIT:

Masat anti-COVID, votohet në Kuvendin e Maqedonisë nevoja e ndryshimeve ligjore

Masat anti-COVID, votohet në Kuvendin e Maqedonisë nevoja e ndryshimeve ligjore

Votohet nevoja e propozim-Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse. Për votuan 60 deputetë, ndërsa të përmbajtur 32. Nuk kishte vota kundër.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke mbrojtur nevojën e propozimit theksoi se masat e paraparë do të kenë efekt kundër pandemisë.


“Ndryshimet kanë të bëjnë me disa nga dekretet e miratuara gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe institucioneve ku trajtohen pacientë. Pjesa tjetër ka të bëj më zgjerimin e kompetencave të inspektorateve si ai shtetëror sanitar, i punës dhe transportit, inspektorati i tregut. Gjithashtu përfshinë inspektoratet qendrore dhe lokale si mekanizëm konkret për zbatimin e masave parandaluese dhe sanksionimin e mosrespektimit të tyre”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Opozita maqedonase ka paralajmëruar amendamente ndaj ligjit, në ndërkohë kërkon Komision Special për Sëmundje Infektive dhe shkarkimin e përbërjes aktuale të komisionit bashkë me dorëheqjen e ministrit Filipçe. Edhe opozita shqiptare do të propozojë amendamente. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i janë bashkuar propozimit opozitar për ligj të ri i cili parashikon Komision Shtetëror për Luftë kundër Pandemisë. Votimi i tyre ndaj propozimit të Qeverisë varet nga pranimi ose refuzimi i amendamenteve. Të mërkurën do të thirret mbledhje e Komisionit për Shëndetësi ku pritet të fillojë procedura për leximin e amendamenteve. Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse do t’i mundësojë Qeverisë miratimin e masave shtrënguese si mbajtja e maskave në hapësira të hapura, kufizimi i grumbullimit të më tepër së katër personave pas orës 22 dhe kufizimi i grumbullimeve familjare./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori