LAJMI I FUNDIT:

McTominay me mesazh për Van de Beekun pas startit të dobët te United

McTominay me mesazh për Van de Beekun pas startit të dobët te United

Scott McTominay ka mbështetur Donny van de Beekun në startin e tij të dobët te Manchester United.

Mesfushori holandez u transferua te Djajtë e Kuq nga Ajaxi në afatin kalimtar të kësaj vere për 40 milionë euro, mirëpo në ndeshjet e fundit nuk ka fituar shumë minuta.


Van de Beek ka startuar te United vetëm në ndeshjet e Carabao Cup, derisa në Ligën Premier ende nuk e ka shijuar një gjë të tillë.

McTominay ka thënë se mesfushori është një lojtar shumë i talentuar dhe do të ketë kohë për të dëshmuar se çfarë mund të bëjë.

“Ju e shikoni mënyrën se si vije Donny në stërvitje çdo ditë, një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij, pret të punon shumë, dëshiron të tregojë çdo ditë çfarë mund të bëjë”, ka thënë anëtari i klubit anglez.

“Ai është një lojtar me vet besim të madh dhe e di se koha e tij më e mirë do të vije, pasi është një lojtar shumë cilësor dhe për këtë nuk ka dyshime”.

Van de Beekut i thuhet nga Van Basten se ka gabuar me kalimin e tij te Manchester United
Lexo po ashtu Van de Beekut i thuhet nga Van Basten se ka gabuar me kalimin e tij te Manchester United

“E ndjej se Donny nuk duhet të ketë panik dhe nuk duhet të shikojë se çfarë thuhet në media apo nga ndokush tjetër”, ka shtuar më tej McTominay.

Van de Beek cilësohet si një lojtar shumë i mençur dhe që studion mjaftë mirë lojën e kundërshtarit, duke krijuar më shumë hapësirë për bashkëlojtarë në sulm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori