Aktakuzë kundër 29 personave për pastrim të parave, organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentit Special, kundër 29 të pandehurve për veprat penale “Pastrimi i parave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe për veprën penale “Ndihma”.
Të akuzuarit e Prokurorisë Speciale janë: S.K. A.D. A.K. Z.Z. B.A. B.B. B.B. F.M. N.P. N.E. N.E. H.E. B.B. T.D. D.SH. B.S. A.H. A.L. B.I. P.N. A.B. A.R. I.J. I.V. S.B. S.B. R.N. B.M. B.K.
“Të pandehurit e lartcekur duke vepruar qoftë veç e veç apo në bashkëkryerje ashtu siç është përshkruar në pikat e dispozitivit të aktakuzës, nga data e pa caktuar në vazhdimësi deri më 15.12.2017, duke vepruar me dashje dhe dijeni, në kundërshtim me ligjin për lojëra të fatit, gjithnjë me qëllim që vetit ti sjellin përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore, organizuan lojëra të fatit për të cilat nuk ka qenë e dhënë licenca, leja apo koncesioni i organit kompetent, në atë mënyrë që me rastin e kontrollimit nga ana inspektoreve të ATK-së, dhe pjesëtareve të PK-së/DHKO, në bizneset e të pandehurve, janë gjetur dhe konfiskuar automate për të cilat të pandehurit nuk kanë pasur licencë nga organi kompetent apo kanë vepruar në kundërshtim me licencën e dhënë, apo nuk kanë pasur leje nga komuna përkatëse për ushtrimin e asaj veprimtarie”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas njoftimit, Prokuroria thekson se nga provat në dispozicion në këtë çështje, rezulton se tani të pandehurit e lartcekur që një periudhë të gjatë kohore janë të përfshirë në aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të fituara me anë të veprave penale të lartcekura, ku me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, kanë realizuar aktivitetin e tyre kriminal përmes ushtrimit në mënyrë të kundërligjshëm të aktivitetit biznesor të kazinove gjegjësisht lojërave të fatit, e më pas duke realizuar transaksione të ndryshme financiare nga mjetet e siguruara nga ai aktivitet i tyre kriminal, më saktë nga vepra e ndërlidhur penale e cila vepër penale, të pandehurve ju ka gjeneruar të ardhura në shuma të larta milionëshe për rrjedhojë kështu duke u përmbushur në tërësi elementet e veprës penale të Shpëlarjes e Parasë (sipas specifikohet në ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit e terrorizmit), duke përfshirë: Vendosjen, Shtresëzimin dhe Integrimin përmes futjes dhe ri-futjes së mjeteve të paligjshme në ekonomin e vendit si të ardhura të ligjshme, siç specifikohet nenin 308 të KPRK-së dhe nenin 56 dhe 57 të ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.
“Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprat penale “Pastrimi i parave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe për veprën penale “Ndihma”.
Në Aktakuzë i është propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar