LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Për shkak të ndotjes dhe pandemisë, të sëmurët kronikë të lirohen nga puna

Mickoski: Për shkak të ndotjes dhe pandemisë, të sëmurët kronikë të lirohen nga puna

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje që personat me sëmundje kronike të lirohen nga puna, për shkak të siç thotë, ndotjes së lartë të ajrit dhe pandemisë.

Ai kërkon nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, të marrin këtë vendim dhe t’i lirojnë nga puna të sëmurët kronikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, paralelisht me pandeminë COVID, apeloj tek Qeveria, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Komisioni politik për Sëmundje Infektive, të sëmurët kronikë të lirohen nga puna. Sidomos ato me sëmundje në mushkëri të bardha”.


“Numri i të vdekurve në baza ditore tregon sa alarmante është gjendja, ndërsa rreth 80 përqind e të vdekurve, sipas pohimeve të institucioneve kanë pasur sëmundje kronike. Të vdekurit nuk janë vetëm numër, ata janë njerëz, fate, familje. Të shpëtojmë jetë, e kemi këtë mundësi”, ka shkruar Mickoski.

Ndryshe, sot pritet që Kuvendi të miratojë ndryshimet ligjore në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë, me çka mbajtja e maskës do të bëhet e obligueshme në ambiente të hapura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori