LAJMI I FUNDIT:

Si ‘yjet’ në Instagram po mashtrojnë me luksin e një avioni privat për vetëm 64 dollarë në orë

Si ‘yjet’ në Instagram po mashtrojnë me luksin e një avioni privat për vetëm 64 dollarë në orë

Historitë e mediave sociale dhe postimet e atyre që kanë shumë ndjekës shpesh i bëjnë njerëzit të dëshirojnë të kenë një mënyrë jetese të mirë dhe luksoze si ata.

Shumë prej nesh i konsiderojmë se ata jetojnë një ëndërr. Sidoqoftë, kohët e fundit shumë nga këta personalitete të famshëm të mediave sociale u ekspozuan duke portretizuar një mënyrë jetese luksoze që nuk e kishin realisht siç shihej. Ata u panë në një avioni të rremë duke shfaqur ‘luksin’ në të cilin ndodheshin, transmeton Telegrafi.


Sipas Metro.co.uk, përdoruesja e Twitter MaisonMelissa shkoi atje për të parë të vërtetën në lidhje me disa nga fotografitë dhe videot që ne shohim në Instagram dhe Tik Tok. Ajo shkroi, “Nahhhhh sapo kuptova se vajzat nga LA po përdorin grupe të studiove që duken si avionë privatë për fotot e tyre në Instagram. Është e çmendur që gjithçka që po shikoni mund të jetë false. Thjesht e trondit pak realitetin tim”.

Melissa gjithashtu postoi imazhe të avionit të rremë. Postimi ngjalli kuriozitet dhe befasoi shumë.

Së shpejti shumë të ashtuquajtur influencues u ekspozuan në mediat sociale për përdorimin e studiove të rreme të avionëve privatë dhe gënjeshtrat e tyre ndaj mijëra ndjekësve të tyre. Kennedy Cymone, një Instagrammer me 1.6 milionë ndjekës pozoi në studio dhe shkrepi një fotografi që dukej sikur ajo zotëronte një milion dollarë. Azra Mian, një tjetër emër i madh në rrjetet sociale me 91 mijë ndjekës në Instagram gjithashtu bëri të njëjtën gjë.

Me të vërtetën, çdokush në fakt mund ta marrë me qira këtë avion dhe të imitojë një mënyrë jetese ekstravagante. E vendosur në Boyle Heights, Los Angeles, seti është në dispozicion për vetëm 64 dollarë në orë. Quhet Olympia 4 dhe mund të përdoret për të shkrepur çdo video ose foto. Për më tepër, prodhuesit e setit janë përpjekur ta bëjnë atë sa më real me dritat artificiale. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Kalo në kategori