LAJMI I FUNDIT:

Epiqendra e coronavirusit në Australi nuk raporton raste të reja – SHBA dhe Evropa përpiqen të parandalojnë shpërthimin e ri

Epiqendra e coronavirusit në Australi nuk raporton raste të reja – SHBA dhe Evropa përpiqen të parandalojnë shpërthimin e ri

Melbourne, qyteti në epiqendrën e epidemisë së coronavirusit në Australi do të largojë masat e bllokimit, pasi autoritetet thonë se nuk u identifikua asnjë rast dhe asnjë viktimë nga COVID-19 për herë të parë në më shumë se katër muaj.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kryeministri i Victorias, Daniel Andrews, tha se duke filluar të martën në ora 11:59 pasdite, banorët e qytetit të Melbourne do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre si dhe shumica e bizneseve në vend mund të rihapen mirëpo me numër të kufizuar të njerëzve.


“Me zero raste si dhe kaq shumë testime, mund të themi se tani është koha për t’i larguar masat”, u shpreh Andrews.

Rezultati i tanishëm vjen vetëm disa muaj pasi Andrews e shpalli një gjendje katastrofe në vend për të ndaluar shpërthimin e ri.

Derisa Australia lehtëson masat, shumë vende evropiane kanë filluar me zbatimin e tyre për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Këto masa vijnë pasi kontinenti po përballet rëndë me pandeminë, më keq se sa në valën e parë.

Ndërkohë, përveç vendeve evropiane edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan ditëve të fundit rritje të dukshme të rasteve me coronavirus duke tejkaluar edhe rekordin më të lartë të muajit korrik.

SHBA regjistroi më 23 tetor më shumë se 81 mijë infeksione të reja, ndryshe më 24 korrik ku raportoi 79 mijë të prekur, asokohe shifra më e lartë e arritur ndonjëherë vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori