LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një 21-vjeçar në Mitrovicë për vrasje në tentativë

Policia arreston një 21-vjeçar në Mitrovicë për vrasje në tentativë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës bën të ditur se në orët e pasdites të datës 25 tetor 2020, ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në një kafiteri të Mitrovicës, ku nga hetimet e deritanishme thuhet se si shkak i një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

“Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar H. V., 21 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim thuhet se me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori