LAJMI I FUNDIT:

Kanye West thotë i vjen të qajë, ndërsa ai dhe Kim menduan ta abortonin vajzën e tyre

Kanye West thotë i vjen të qajë, ndërsa ai dhe Kim menduan ta abortonin vajzën e tyre

Rep-artisti i njohur, Kanye West ka treguar se i vjen të qajë, ndërsa mendon se ai dhe Kim kishin menduar të abortonin vajzën e tyre.

Në një kampanjë presidenciale të mbajtur në South Carolina, ai kishte zbuluar për herë të parë për abortin e menduar, shkruan The Sun.

Në emisionin me Joe Rogan, Kanye kishte treguar se ndihet i dëshpëruar që ka treguar një sekret të tillë familjar.


(Foto: The Sun)

“Njerëzit panë imazhe ku unë qaja, dhe nuk e dinin arsyen. Por unë qaja sepse përmes atij vendimi, unë dhe Kim nuk do të mund të kishim familje tani”, është shprehur ai.

Mes tjerash ai shtoi: “Ideja e abortit më trishton përbrenda, sepse isha pjesë e një kulture që promovojnë gjëra të tilla”.

(Foto: The Sun)

Ai përndryshe kishte treguar edhe planet nëse zgjedhet President i SHBA-së, ndërsa shtoi se nuk do e ndryshonte ligjin. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)