LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fiton Superkupën në konkurrencën e femrave

Bashkimi fiton Superkupën në konkurrencën e femrave
(Foto: basketbolli.com)

Bashkimi ka fituar Reload Superkupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave, duke mundur në finale Kosovahome Prishtinën me rezultat 75-72 (30:22, 19:10, 14:16, 12:24).

Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku dy skuadrat luftuan për çdo top, megjithatë, më mirë ndeshjen e nisi Bashkimi, duke fituar çerekun e parë me rezultat 30:22. Në periudhën e dytë vashat prizrenase ishin edhe më bindëse, duke pasur epërsi deri në 20 pikë, kurse periudhën e dytë e fituan 19:10, duke shkuar në pushim me rezultat 49-32.


Periudha e tretë ishte më e barabaratë me skuadrën prishtinase që u mundua të shkrijë epërsinë, megjithatë, skuadra prizrenase arriti të ruajë epërsinë e lartë, edhe pse ky çerek i takoi Prishtinës 14:16, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 63:48. Prishtina nuk u dorëzua dhe në çerekun e fundit hyri me një seri prej 7:0, derisa më pas e ngushtoi epërsinë në 69:64, e më pas edhe në 71:67, derisa dramë u zhvillua deri në fund, kur prishtinaset afruan rezultatin në 73:70, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Bashkimi triumfoi me rezultat 75:72.

Te Bashkimi u dalluan Arbnore Përquku me 21 pikë, 10 kërcime e 7 asistime dhe Lejzae Davidson me 16 pikë e 11 kërcime, kurse te skuadra prishtinase më të dalluarat ishin Enxhi Xhanaj me 24 pikë e 12 kërcime dhe Era Shatri me 15 pikë e 20 kërcime.

Kupën kapitenes së Bashkimit, Gresa Gashi ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori