LAJMI I FUNDIT:

Khabib me dedikim: Kur Allahu është me ty, askush nuk mundet të të thyej – faleminderit baba për gjithçka

Khabib me dedikim: Kur Allahu është me ty, askush nuk mundet të të thyej – faleminderit baba për gjithçka

Khabib Nurmagomedov nuk gaboi ndaj Justin Gaethje dhe kështu me një fitore në UFC 254 u shpall kampion padiskutueshëm në kategorinë e peshave të lehta.

32-vjeçari pas duelit njoftoi se kjo është ndeshja e tij e fundit dhe kështu do të pensionet nga sporti i MMA, pasi i kishte premtuar nënës se tij dhe që nuk dëshiron të futet në kafaz pa babain e tij në krah, i cili ka ndërruar jetë muaj më parë.


Lidhja mes Khabib dhe Abdulmanap Nurmagomedov ishte e madhe, pasi ky i fundit ishte edhe trajner i tij.

Fjalët e para të Khabib pas titullit: Alhamdulillah, Zoti më dha gjithçka - bëhu i afërt me prindërit sepse të nesërmes nuk i dihet
Lexo po ashtu Fjalët e para të Khabib pas titullit: Alhamdulillah, Zoti më dha gjithçka - bëhu i afërt me prindërit sepse të nesërmes nuk i dihet

Normalisht që postimi i parë në Instagram pas fitores ishte dedikim për Zotin dhe falënderim për të gjitha ato që i kishte bërë babai për atë.

“Kur Allahu është me ty, askush nuk mund të të thyej, askush. Faleminderit baba për gjithçka, ti mi mësove të gjitha në jetë, Allahu të dhëntë parajsën më të lartë”, shkroi Khabib.

Djaloshi nga Dagistani u pensionua si i pamposhtur, ky kishte një rekord prej 29 fitoresh. /Telegrafi/

Momentet kyçe nga dueli:

https://youtu.be/duxry6dnHLM

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Premier League
“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

La Liga
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori