LAJMI I FUNDIT:

Gaethje tregon se çfarë i tha Khabibit teksa ai ishte duke qarë në dysheme pas fitores

Gaethje tregon se çfarë i tha Khabibit teksa ai ishte duke qarë në dysheme pas fitores

Khabib Nurmagomedov fitoi ndaj Justin Gaethje në UFC 254 për të vulosur edhe një herë se ai është kampion i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të lehta.

Përkundër kësaj dy sportistët pas duelit kishin vetëm respekt dhe fjalë të mëdha për njëri-tjetrin, duke treguar vlera dhe shembull për të tjerët.

Këtë e tregoi edhe ylli amerikan, i cila tha se bëri çdo gjë, por Khabib ishte një tjetër nivel.


“U ndjeva mirë, u ndjeva i gjallë. Ai është një njeri i vështirë për ta mundur. Isha gati, por ai ishte më i mirë”.

View this post on Instagram

Toda a emoção do campeão @Khabib_Nurmagomedov e o respeito do rival @Justin_Gaethje #UFC254

A post shared by UFC Brasil (@ufc_brasil) on Oct 24, 2020 at 2:10pm PDT

Ndërsa në pyetjen e gazetarit se çfarë i the Khabibit pak sekonda pas fitores, teksa ai ishte në toke i shtrirë duke qarë për babain e tij që nuk është më në këtë jetë, Gaethje tha:

“I thash që më parë nuk kisha shanse ti thosha se më vjen keq për humbjen e babait, por ju sapo e keni bërë atë shumë krenar”.

Vlen të theksohet se Khabaib në këtë ndeshje njoftoi se do të pensionet pasi nuk dëshiron të paraqitet më në MMA pa babain e tij në krah, i cili i ndërroi jetë muaj më parë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Çfarë emocioni ? Khabib Nurmagomedov fiton titullin në UFC 254, lë pa ndjenja në oktagon Justin Gaethje ? Me këtë rast kampioni mori dhe vëndim të tërhiqet nga sporti i MMA ? #TelegrafiSport

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on Oct 24, 2020 at 2:06pm PDT

Momentet kyçe nga dueli:

https://youtu.be/duxry6dnHLM