Kanceri i gjirit te burrat: Shenjat kryesore dhe faktorët që rrisin rrezikun
Ndonëse burrat nuk kanë gjinj si gratë, ata kanë një sasi të vogël të indeve të gjirit. Gjinjtë e një burri të rritur janë të ngjashme me gjinjtë e një vajze para pubertetit
Tek vajzat, ky ind rritet dhe zhvillohet, por te burrat, jo. Por duke qenë se është ende ind gjiri, burrat mund të preken nga kanceri i gjirit.
Më parë, mjekët mendonin se kanceri i gjirit te burrat ishte më i rëndë sesa te gratë, por studimet kanë treguar se është njëjta gjë.
Problemi kryesor është se kanceri i gjirit tek burrat shpesh diagnostikohet më vonë sesa kanceri i gjirit tek gratë. Kjo mund të jetë për shkak se burrat kanë më pak të ngjarë të dyshojnë për diçka të çuditshme në zonën e gjinjve.
Cilët burra kanë më shumë gjasa të kenë kancer të gjirit?
Është e rrallë që një burrë nën moshën 35-vjeçare të diagnostikohet me kancer gjiri. Mundësitë për kancer rriten me rritjen e moshës. Zakonisht burrat diagnostikohen me kancer gjiri në moshën 60 dhe 70 vjeç.
Faktorë që mund të rrisin shanset për të patur kancer gjiri:
– kanceri i gjirit te një e afërme femër;
– histori ekspozimi të gjoksit ndaj rrezatimit;
– zgjerimi i gjinjve nga trajtimi me ilaçe ose hormone, apo injeksione dhe helme;
– marrja e estrogjenit;
– një gjendje e rrallë gjenetike e quajtur sindroma Klinefelter;
– sëmundje e mëlçisë;
– sëmundje të testikujve;
– mbipesha.
Simptomat
Simptomat e kancerit të gjirit tek burrat janë të ngjashme me ato te gratë. Shumica e kancereve të gjirit diagnostikohen kur një burrë zbulon një gungë në gjoksin e tij.
Disa shenja të zakonshme:
– gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull;
– ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit;
– ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj, si gropëza ose tërheqje;
– skuqje, ënjtje te gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull;
– rrjedhje lëngu nga thithka e gjirit;
– kore ose luspa në thithkën e gjirit;
– puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij;
– dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit ose nën sqetull.
Burimi: Anabel, WebMD
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A