LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes të burgosurve në burgun e Dubravës

Rrahje mes të burgosurve në burgun e Dubravës
Foto: Ilustrim

Dy të persona në burgun e Dubravës kanë sulmuar një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 08:30 në burgun e Dubravës, në Istog.

Siç thuhet në raport, personi ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e burgut, ku është konstatuar se ka lëndime të lehta trupore.


“Raportohet se dy të dyshuar m/k, e kanë sulmuar viktimën m/k, i cili ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e burgut ku është konstatuar se ka lëndime të lehta trupore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport. /Telegrafi/