LAJMI I FUNDIT:

Tre persona dhunojnë seksualisht një të mitur në Gjilan

Tre persona dhunojnë seksualisht një të mitur në Gjilan
Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi janë gjetur në një motel së bashk me një femër e mitur, me të cilën dyshohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00, në Gjilan.

“Janë arrestuar tre të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit janë gjetur në një motel së bashku me viktimën f/k, e mitur, me të cilën dyshohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në raport.


Siç thuhet tutje në raport, me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/