Çdo ditë pacientët në Spitalin e Pejës apo edhe familjarët e tyre përballen me pagesa që në hyrje të institucionit.
Ata thonë se kjo nuk është shëndetësia falas dhe se nuk është normale që të ballafaqohen me pagesa sa herë që parkojnë veturat në oborr të spitalit.
“Për të shpëtuar nga pagesa nuk vlen as autorizimi e as vetura zyrtare. Mendoj se është e padrejtë dhe pagesa do të ishte dashur të largohet”, shprehet qytetari Agron Kelmendi, për RTV Dukagjinin.
Din Lajçi, një tjetër qytetar i Pejës thotë se kjo pagesë ose duhet të largohet ose së paku të përgjysmohet.
“Kjo është shumë shqetësuese dhe në dëm të qytetarëve. Në spital njeriu nuk shkon për qejf, por për nevoja mjekësore. Kjo është e palogjikshme dhe iu bëhet vetëm qytetarëve të Pejës. Iu kisha lutur që ta largojnë këtë pagesë pasi është pandemi dhe është krizë”, shprehet Kelmendi.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, thotë se kjo pagesë ka për qëllim sistemimin e automjeteve pasi sipas tij në të kaluarën kapacitetet e parkingjeve nuk i mbulonin kërkesat.
“Një pjesë e parkingut ishte shndërruar në parking të paautorizuar. Ai tashmë është futur nën menaxhimin e parkingut të spitalit. Sigurisht se nuk ka nevojë për shqetësim pasi të gjithë pacientët që kanë udhëzim nga mjekët janë të liruar nga pagesat”, deklaroi Naim Sahiti.
Qytetarët thonë se pagesa prej një euro në parkingun e spitalit është e lartë për aq kohë sa të ardhurat e tyre nuk kanë shënuar rritje prej kohësh./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SPAK kërkon ta dënojë me një vit burg për “korrupsion në zgjedhje”, kryebashkiaku i Rrogozhinës mbërrin në GJKKO
Ndërpritet pragu i alarmimit në Kërçovë
Rama lajmëron krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit: Linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë