LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Hoti: Pandemia nuk guxon të jetë pengesë për bashkëpunim midis dy shteteve

Pendarovski-Hoti: Pandemia nuk guxon të jetë pengesë për bashkëpunim midis dy shteteve

Pandemia globale nuk guxon të jetë pengesë për përparim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe për intensifikim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mbështetjes në planin e eurointegrimeve dhe zbatimin e proceseve reformuese, ka porositur presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me kryeministrin kosovar Avdullah Hoti, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Në takim, siç informon Kabineti i presidentit, janë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale në të dy vendet, për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për masat e tërësishme që ndërmerren në ballafaqimin me krizën e Covid-19.

Pendarovski ka shprehur bindje se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe do të konfirmohen me nisma konkrete, të cilat do të kontribuojnë për rajon stabil dhe prosperitar dhe bashkëpunim të përshpejtuar rajonal.


Në atë drejtim, bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edhe rreth mundësive për thellim të bashkëpunimit ekonomik bilateral dhe rajonal, si dhe për komunikim më intensiv midis sektoreve të biznesit të të dy vendeve.

Pendarovski e ka përshëndetur edhe Marrëveshjen për normalizim ekonomik të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington, si një hap në gjetjen e kompromisit përfundimtar, duke potencuar se ajo do të kontribuojë për stabilitet të tërësishëm të rajonit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori