LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave sqaron pse u dërgoi kërkesën Valon e Kadri Shalës, për t’i kthyer “dy milionët”

Ministria e Financave sqaron pse u dërgoi kërkesën Valon e Kadri Shalës, për t’i kthyer “dy milionët”

Krahas aktivizimit të organeve të rendit në kërkim të të arratisurve Valon e Kadri Shala, Qeveria e Kosovës i ka nisur një kërkesë dy pronarëve të “LDA Group” Sh.P.K që t’ia kthejnë Thesarit të Shtetit 2 milionë e 77 mijë euro të zhdukura dy javë më parë.

Në lidhje me këtë letër të dërguar, ka lëshuar një sqarim Thesari i Shtetit, ku thuhet se kjo kërkesë është procedurë standarde.


“Ju njoftojmë se shkresa protokollare që është dërguar si kërkesë për kthim të mjeteve, është procedurë standarde e paraparë në nenin 12, paragrafit 12 të ligjit e buxhetit, i cili thotë se në rast se një individ, zyrtar, person apo një entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës si rrjedhim i gabimit, ngatërrimit apo lëshimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim”, thuhet në sqarim.

Sipas komunikatës, “Pavarësisht nga shkaku dhe rrethanat e ndodhjes, ky është një transaksion i paautorizuar, përkatësisht dalje e paaprovuar e parasë publike dhe pa asnjë paragjykim mbi procesin, çdoherë kërkohet kthimi i tyre me një shkresë të tillë”.

Qeveria i shkruan letër personit që iu transferuan 2 milionë eurot, e lut që t’i kthejë në Thesarin e Shtetit
Lexo po ashtu Qeveria i shkruan letër personit që iu transferuan 2 milionë eurot, e lut që t’i kthejë në Thesarin e Shtetit

“Në këtë shkresë është bërë me dije se proceset hetimore janë nisur dhe rasti është njoftuar organeve, por kjo shkresë duhej të ishte dërguar në aspektin procedural dhe ligjor. Letra është dërguar direkt në adresën e deklaruar në ARBK nga operatori ekonomik i dyshuar për krejt këtë, ndaj edhe në atë adresë është dërguar”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, dy pronarët e kompanisë “LDA Group” Sh.P.K., me bazë në Llapushnik të Drenasit, ndodhen në arrati që nga e marta.

Atë ditë, Policia e Kosovës arrestoi Labinot Grudën, zyrtarin e Thesarit të Shtetit, i cili dyshohet për transferet ilegale në vlerë prej mbi dy milionë eurove në llogarinë e “LDA Group”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

APPK
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori