LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi për tregti të ndaluar dhe shpëlarje të parave

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi për tregti të ndaluar dhe shpëlarje të parave

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit M.G. për veprat penale “Tregti e ndaluar” si dhe për “Shpëlarje të parave”.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.G. më 14.08.2020, është hasur duke ushtruar veprimtari ekonomike pa autorizim dhe pa leje përkatëse, pasi që në veturën e tij janë gjetur mjete monetare të fshehura në valutën euro, të padeklaruara gjithsej gjashtëdhjetë e pesëmijë e katërqind e pesëdhjetë euro (65,450.00€ ), për të cilat mjete i pandehuri nuk i kishte deklaruar, e që janë sekuestruar nga Prokuroria Speciale sipas Urdhëresës të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti Special. Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale, “Tregti e ndaluar””, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se i pandehuri M.G. më 14.08.2020, duke e ditur apo duke pas arsye të dijë se ishte duke bartur mjete monetare, të fshehura në automjetin e tij, duke i pasur në posedim ka tentuar që të fshehë ose maskon natyrën e vërtetë, burimin, vend-ndodhjen, sistemimin, lëvizjen, të drejtat në lidhje me pronësinë e kësaj pasurie, apo në çfarëdo rrethanash, me qëllim që të shkaktoj shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale, “Shpëlarja e parave”. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori