Betim Drenica nga Kompani Quantix në Prishtinë, ka ofruar zgjidhje me inteligjencë artificiale për detektimin e anomalive në Thesarin e Kosovës, pas rastit të së mërkurës ku u morën dy milionë euro nga thesari i shtetit.
Drenica përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjetja (detektimi) i anomalive në baza të të dhënave nuk merr më shumë kohë se 250 mili-sekondë, nëse implementohet me teknika të inteligjencës artificiale.
Ai ka kërkuar nga Ministria e Financave që tua jap shansin të implementojnë një kontroll të tillë në transaksione.
Lexoni më poshtë postimin e tij në Facebook:
A mundet kjo “vjedhja” e fundit të shihet nga një kënd tjetër?
Gjetja (detektimi) i anomalive në baza të të dhënave (time-series apo transakcionale) nuk merr më shumë se 250 ms (po, mirë e lexove, milisecond) nëse implementohet me teknika të Inteligjencës Artificiale (përkatësisht Machine Learning).
Ne në Quantix LLC, çdo dite i përdorim këto algoritme dhe vegla në punët që bëjmë.
Prandaj, më shumë përgjegjësi profesionale kërkoj nga Ministria e Financave / Republika e Kosovës që të na jap shansin e ta implementojmë një kontrolle të tillë në transaksione, dhe nuk do të duhen 12 ditë deri te gjetja apo shenjëzimi (flag) i çdo lëvizje të dyshimtë.
Prandaj, në vend se të krenohemi, me rininë tonë që zhvillon softuerë për dhjetëra apo edhe qindra kompani të huaja, na jepni shansin, dhe na ndani besa edhe buxhetin, që të bëjmë gjera të mira për vendin tone.
Shumë gjëra sot në botë u besohen kompjuterëve dhe algoritmeve, në vend të ndërgjegjes njerëzore, edhe në vendet më të sofistikuara në planet. E pse edhe në 🇽🇰 të mos ndodhë diçka e tillë (madje e zhvilluar👨🏼💻 nga vetë kosovarët). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City