LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për COVID-19: Ideja e imunizimit të tufës është e rrezikshme

Krasniqi për COVID-19: Ideja e imunizimit të tufës është e rrezikshme
Foto: Ridvan Slivova

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se derisa ende nuk ka vaksinë kundër coronavirusit, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur janë tri masa: mbajtja e distancës, vendosja e maskës dhe higjiena personale.

“Meqenëse kemi të bëjmë me një sëmundje që sulmon rrugët e frymëmarrjes, atëherë këto janë masat parandaluese më efikase deri më tash”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, përballja me këtë pandemi kërkon mobilizimin e të gjithëve.


“Ky mobilizim e kemi parë me herët ka nisur nga institucionet e sigurisë, mediat, por ajo që është më kryesorja, mobilizim i qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi për televizionin publik.

I pyetur për idenë e dhënë nga infektologu Ilir Tolaj që pandemia apo coronavirusi largohet vetëm me infektimin e tufës, pra lënia e lirë e qarkullimit të virusit për t’u krijuar imunitetit i masës, Krasniqi ka dalë kundër këtij propozimi.

“Kjo është një qasje që e kemi parë edhe në Suedi, pra qasja e mos mbylljes. Ne në Kosovë e kemi bërë hapjen graduale, duke e zhvilluar edhe jetën, mirëpo është vështirë të kontrollohet infeksioni”, ka thënë ai.

Sipas tij, tjetër gjë është ata që flasin dhe japin këso idesh, e tjetër gjë është për ata që kanë përgjegjësi.

“Është vështirë të kesh infeksion të kontrolluar. Duhet të kesh resurse të mjaftueshme humane, infrastrukturore, të kesh ilaçe të mjaftueshme që të ndodh ajo që ka bërë Suedia”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se nëse nuk i keni këto në dispozicion, atëherë një ndërmarrje e tillë do të ishte shumë e rrezikshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para

Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para

Lajme
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca

Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca

Lajme
Një burrë ther me thikë katër persona në Ferizaj, policia jep detaje të ngjarjes

Një burrë ther me thikë katër persona në Ferizaj, policia jep detaje të ngjarjes

Kronika e Zezë
QKUK jep detaje, 10-vjeçarja që u ther me thikë në Ferizaj në rrezik për jetë

QKUK jep detaje, 10-vjeçarja që u ther me thikë në Ferizaj në rrezik për jetë

Lajme
​Gashi, Kurtit: Pse kjo urgjencë për buxhetin - dil trego

​Gashi, Kurtit: Pse kjo urgjencë për buxhetin - dil trego

Lajme
Me cilën parti është më e afërt ideologjikisht PDK-ja dhe sa janë gjasat për qeverisje PDK-LVV, flet Vlora Çitaku

Me cilën parti është më e afërt ideologjikisht PDK-ja dhe sa janë gjasat për qeverisje PDK-LVV, flet Vlora Çitaku

Politikë
Kalo në kategori