LAJMI I FUNDIT:

KRRE përgatit propozim ndryshime në Ligjin e Energjetikës

KRRE përgatit propozim ndryshime në Ligjin e Energjetikës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut përgatit propozim ndryshime në Ligjin e Energjetikës, me të cilat do të kërkojë ingerenca më të mëdha dhe precizim të autorizimeve sa i përket shqiptimit të dënimeve më të mëdha për operatorët e sistemeve të shpërndarjes, nëse për shkak të mospërditësimit të tyre dhe organizimit të keq, i lënë konsumatorët pa ngrohje gjatë sezonit të ngrohjes.

“Duhet t’i rrisim ingerencat tona dhe të mundemi të shqiptojmë dënime serioze, të cilat do të kenë lidhje me përqindjen nga të hyrat totale që i realizojnë kompanitë energjetike, që njëherazi është edhe sugjerim i Komunitetit Energjetik. Tani, këto dënime janë shumë të vogla dhe të parëndësishme për ato kompani dhe sillen nga 5000 euro deri në 7000 euro varësisht nga vepra.

Me rritjen e dënimeve, do të veprojmë në mënyrë preventive dhe do të disciplinohen operatorët e sistemeve të shpërndarjes që të mos ndihen rehat dhe ta marrin seriozisht rolin e tyre, ndërsa në këtë mënyrë do t’i mbrojmë konsumatorët. Ndryshimet shtesë do të bëhen edhe në drejtim të marrjes së faturave më të ulëta, nëse nuk e marrin shërbimin – e jo siç ka qenë deri më tani në fund të sezonit të ngrohjes në faturat e barazimit” deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit si i ftuar në emisionin Studio 10 në “TV24”.


Iniciativa e forcimit të ingerencave përmes ndryshimeve në Ligjin e Energjetikës vjen nga mbledhja në fillim të sezonit të ngrohjes me BEG-un dhe të gjitha kompanitë e tjera të cilat e furnizojnë Shkupin me energji termike, në të cilën kompanitë informuan se nuk do të ketë problem për fillimin e sezonit të ngrohjes.

“Ne, në bazë të informatave nga BEG-u besuam se nuk do të ketë probleme, por në një pjesë të madhe të Shkupit ka probleme, për të cilat na informuan qytetarët se nuk ka energji termike, për çka BEG-u na dha informatë të saktë. Duhet të veprojmë në mënyrë më rigoroze, pasi është e qartë se dënimet deri më 7000 euro nuk janë problem për ata, për këtë shkak do të kërkojmë ndryshime ligjore. Nëse vazhdon kjo sjellje joserioze dhe nuk largohen mangësitë, do ta rishikojmë opcionin e marrjes së licencë”, deklaroi Bislimoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori