LAJMI I FUNDIT:

Avokati i të dyshuarit për vjedhjen e dy milionëve: Ministrja Bajrami të tregoj se ku janë ato mjete që tha se janë të sigurta

Avokati i të dyshuarit për vjedhjen e dy milionëve: Ministrja Bajrami të tregoj se ku janë ato mjete që tha se janë të sigurta

Veton Rrecaj, avokati mbrojtës i të dyshuarit L.G për vjedhjen e mbi dy milionëve nga Thesari i Shtetit, ka thënë para mediave se shpreson që Gjykata Themelore të mos i caktojë masën e paraburgimit ndaj klientit të tij.

“Është mbajtur seanca dëgjimore për kërkesën e caktimit të masës së paraburgimit ndaj klientit tim, kërkesë të cilën e ka paraqitur Prokuroria. Klienti im është vetëm i dyshuar për veprën  keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ka thënë avokati Rrecaj, shkruan Telegrafi.

Rrecaj ka shtuar se Prokuroria i paraqiti arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, por nuk na paraqiti asnjë provë konkrete që do ta mbështeste një kërkesë të tillë për paraburgim.


“Klienti im dyshohet për një transaksion mbi 2 milionë euro nga vendi i tij i punës, që  nuk është e saktë, nuk është e bazuar. E keni parë dje deklaratën e ministres Bajrami e cila ka deklaruar se mjetet që Prokuroria pretendon që janë keqpërdorur janë të sigurta. Ne si mbrojte kemi propozuar që të pyetet zonja Bajrami se ku janë ato mjete pasi ajo tha se janë të sigurta. Ajo duhet të jap sqarime nëse janë bllokuar kontot, sepse Prokuroria po thotë që ato mjete nuk janë kthyer”, tha avokati. Rrecaj.

Rrecaj shtoi se janë në pritje të vendimit nga Gjykata dhe se vendimi pritet të merret pas orës 13:00. Avokati tutje ka shtuar se nëse caktohet masa e paraburgimit do të paraqesin ankesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori