Një studim i publikuar nga organizata jo-qeveritare Peaceful Change Initiative – PCi dhe Peer Educators Network (PEN), nxjerr përfundimin se “mediat në Serbi dhe në Kosovë i kontribuojnë fuqizimit të tëhuajsimit në mes të këtyre dy entitete”.
Studimi është realizuar nga organizata hulumtuese IPSOS.
“Kjo është gjetja kryesore e një studimi të publikuar në qershor të vitit 2020, i publikuar nga organizata jo-qeveritare Peaceful Change initiative – PCi, në kuadër të projektit ALVED, studim i cili është realizuar nga organizata hulumtuese IPSOS, sipas praktikave të tyre më të mira në fushën e hulumtimeve.
Studimi hedh në pah tregimet përçarëse që ekzistojnë në mediat serbe dhe ato kosovare. Të dhënat nga analiza e përmbajtjes së mediave, tregojnë se intensiteti i fenomenit të tëhuajsimit është i bazuar në thellimin e polarizimit në mes të dy entiteteve dhe është i karakterizuar me nuanca emocionale. Ky studim ka gjetur se mediat në Serbi dhe në Kosovë, i kontribuojnë polarizimit në mes dy entiteteve duke i theksuar ndasitë dhe duke i anashkaluar ngjashmëritë”, bëhet e ditur në njoftim.
Ndër të tjerash, të gjeturat nga ky studim tregojnë se mediat në Serbi, kanë tendencë të jenë më kundërshtuese karshi Kosovës përmes raportimeve, lajmeve të rreme, dezinformatave dhe gazetarinë me nuanca të forta emocionale në mënyrë joprofesionale. Ndërsa në Kosovë, sipas të gjeturave të këtij studimi, mediat përfshihen në narracione tendencioze që interpretojnë raportin me Serbinë.
“Publiku serb ndanë mendimin se mediat janë përgjegjëse për nuancën negative të opinionit publik karshi raportit Serbi-Kosovë. Në anën tjetër, sipas studimit, publiku kosovar ndanë qëndrimin se përgjegjës për nuancën negative të opinionit publik karshi raportit në mes dy vendeve, është klasa politike, i cili gjeneron gjuhë të urrejtjes, stereotipe dhe paragjykime.
Bazuar në të dhënat e këtij studimi, perceptimi i përgjithshëm në publik është që mediat pashmangshmërisht kanë rol në opinionin publik në të dyja vendet, në Serbi dhe Kosovë. Megjithatë ato nuk kanë rol vendimtar në paqësimin e raporteve në mes dy vendeve, meqë veprimi politik është i nevojshëm”.
Projekti ALVED synon të promovojë, eksplorojë, zhvillojë dhe implementojë praktika inovative për ta fuqizuar vendimmarrjen pjesëmarrëse (participative decision making) e cila kontribuon në tejkalimin e suksesshëm të barrierave në mes grupeve të ndryshme në Serbi dhe në Kosovë dhe kontribuon në zhvillimin e një ambienti më të favorshëm që të lulëzojë demokracia gjithëpërfshirëse dhe të ketë ndikim pozitiv në jetërat e njerëzve të zakonshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj