LAJMI I FUNDIT:

Skandali i dy milionë eurove, Bajrami: Dy zyrtarë e kanë kryer transaksionin, po bëjmë përpjekje t’i kthejmë mjetet

Skandali i dy milionë eurove, Bajrami: Dy zyrtarë e kanë kryer transaksionin, po bëjmë përpjekje t’i kthejmë mjetet

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë para mediave se mbi dy milionë euro janë marrë nga Thesari i Shtetit, dhe se për këtë janë fajtor dy zyrtarë.

Në një konferencë për media, Bajrami deklaroi se janë duke u përpjekur që këto mjete t’i kthehen buxhetit të shtetit, transmeton Telegrafi.

“Janë suspenduar dy zyrtarë, njëri është arrestuar. Janë duke punuar edhe Njësia e Inteligjencës. Unë dola këtu për të thënë se kemi gjurmuar se ky është një transaksion bankar. Institucionet e rendit janë duke u marrë se kush është përfituesi i këtij transaksioni.


Po bëhen përpjekjet që këto mjetë ti kthehen buxhetit të shtetit. Është rast i izoluar. Janë vetë institucionet që e kanë gjurmuar rasti, është rast i izoluar. Është transaksion bankar. Nuk është tërheqje e mjeteve kesh. Mjetet e buxhetit të shtetit janë në BQK dhe janë të sigurta. Nuk mund të jap detaje tjera. Rasti është nën hetim. Ne jemi në dijeni dhe organet e rendit po merren me këtë rast”, pohoi ajo.

Bajrami për zhdukjen e 2 milionë eurove: Paratë u transferuan te një operator ekonomik
Lexo po ashtu Bajrami për zhdukjen e 2 milionë eurove: Paratë u transferuan te një operator ekonomik

Bajrami shtoi më tej se paratë janë transferuar në një operator ekonomik.

“Zyrtari përmes të cilit janë kryer transaksionet është arrestuar. Ndërsa, mbikëqyrësi është suspenduar.  Të gjitha ata që punojnë aty kanë qasje, mirëpo ata e kanë keqpërdorur detyrën e tyre.

Bajrami pohoi se ky transaksion ka ndodhur më datën 9 tetor./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori