LAJMI I FUNDIT:

Victoria-Berestie nuk është kundërshtar i pakalueshëm për Istogun

Victoria-Berestie nuk është kundërshtar i pakalueshëm për Istogun
(Foto: kosovahandball.info)

Trajneri i KHF Istogut, Faruk Shala, e ka vlerësuar të vështirë shortin për raundin e tretë të Kupës Evropiane. Istogu muajin e ardhshëm luan me skuadrën bjelloruse, Victoria-Berestie. Ndeshja e parë luhet në Bjellorusi më 14 apo 15 nëntor kurse e kthimit një javë më vonë në Istog.

Istogu në raundin e dytë e eliminoi Vushtrrinë. Tani do të ketë përballë skuadrën nga Bjellorusia, vend që e ka të zhvilluar hendbollin e femrave.


“Natyrisht, shorti nuk është aspak i lehtë. Dihet që liga bjelloruse është shumë e fortë. Ne kemi eksperiencë pasi që jemi takuar edhe më parë me kombëtaren tonë dhe me Istogun. Prej skuadrave të mundshme për t’u ndeshur në këtë fazë, kemi përballë pa dyshim njërën prej më të fortave. Por, nuk është kundërshtar i pakalueshëm.

“Forma jonë është duke u ngritur nga ndeshja në ndeshje. Jemi të motivuar si asnjëherë më parë dhe kemi marrë zemër për faktin që po luajmë në Istog. Kjo na jep krah, na bën më të fortë. Kemi përkrahje të madhe në Istog, nga qytetarët, bizneset dhe institucionet komunale”, ka thënë Faruk Shala, që ka shtuar se pritet mobilizim i madh me shpresë për të kaluar skuadrën bjelloruse.

“Pritet që këto ditë të vijë një hendbolliste shumë e rëndësishme për Istogun. Vetëm kjo çështja e COVID-19 po na vështirëson disa anë teknike për udhëtimin drejt Kosovës. Presim që kjo punë të kryhet këto ditë me qëllim që t’i zhvillojmë disa ndeshje në Superligën tonë dhe që skuadra të komponohet sa më mirë për këto sfida. Pres që me një mobilizim të madh ta tejkalojmë rivalin”, thekson Shala.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori