Ekskluzivisht për Televizionin Dukagjini, profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga Universiteti i Oxfordit, Richard Caplan, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një prej çështjeve kryesore në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mund ta destabilizojë shtetin e Kosovës.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Richard Caplan, mendon se paqartësitë nga ana e Bashkimit Evropian po e minojnë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka kritikuar palët që nuk po i respektojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.
“Gjatë gjithë dialogut Serbi-Kosovë, Bashkimi Evropian nuk ka qenë i qartë se çfarë nënkuptohet me normalizim. Ndonjëherë paqartësia është e dobishme në negociata dhe mendoj se ka qenë e dobishme në këtë rast të mundësohet dialogu. Sidoqoftë, paqartësia ka kufizimet e veta dhe nuk mund të qëndrojë pafundësisht pa minuar dialogun. Kosova patjetër që pengohet nga mungesa e njohjes nga Serbia, e cila po parandalon njohjen më të gjerë nga shtetet e tjera në sistemin ndërkombëtar. Për aq sa procesi i normalizimit përmirëson marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, është diçka e mirë. Sidoqoftë, shumë nga marrëveshjet që janë arritur brenda këtij procesi nuk janë zbatuar”, ka deklaruar Caplan.
Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Caplan thotë se një asociacion i tillë mund ta destabilizojë Kosovën, por, nënvizon ai, edhe mosrespektimi i marrëveshjes mund ta ndaloj tutje progresin e Kosovës, përcjell Telegrafi.
“Ka pasur një divergjencë në rritje të opinioneve midis Serbisë dhe Kosovës mbi Asociacionin e propozuar të Komunave Serbe. Natyrisht, ka pasur marrëveshje në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe kjo ishte kundërshtuar në vitin 2015 nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërsa ekziston rreziku që një asociacion apo shoqatë e tillë mund të destabilizojë Kosovën. Ekziston gjithashtu rreziku që mos krijimi i Asociacionit të parandalojë progresin e mëtejshëm drejt normalizimit. E rëndësishme është të dihen kompetencat që do t’i ketë Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, shtoi më tej Caplan.
Ai thotë se Bashkimi Evropian është i vendosur fuqimisht për përfundimin e procesit të normalizimit.
“Pyetja nuk është nëse BE ka kapacitet për të përfunduar procesin, por nëse Serbia dhe Kosova kanë gatishmëri jo vetëm për të arritur marrëveshje, të cilat ata kanë bërë në të kaluarën, por edhe për t’i zbatuar ato marrëveshje”.
Autoritetet negociatore të Kosovës, këmbëngulin që për temën e Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe nuk do të flasin në Bruksel, por Serbia në anën tjetër kërkon që kjo të jetë krye tema e dialogut. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze