LAJMI I FUNDIT:

Konkurrenca “nuk fal”, shfrytëzojnë mungesën e mbushësit te iPhone 12 për të “goditur” Apple

Konkurrenca “nuk fal”, shfrytëzojnë mungesën e mbushësit te iPhone 12 për të “goditur” Apple

Siç e dimë tashmë, Apple nuk do të dërgojë mbushësin dhe kufjet me iPhone 12, por vetëm telefonin dhe kabllon që mund të përdorni për ta lidhur atë me kompjuterin që do të përfshihen në paketim.

Ky vendim u ndesh me kritika negative nga përdoruesit dhe i dha konkurrentëve një shans ideal për të bërë shaka, transmeton Telegrafi.


Mungesa e mbushësit nga Apple u pritë mirë nga nga dy rivalë aziatikë – Samsung dhe Xiaomi, të cilët përdorën llogaritë zyrtare të mediave sociale për këtë rast.

Së pari, Samsung postoi një foto të mbushësit në profilin e saj në Facebook dhe shkruajti se telefonat e rinj Galaxy ofrojnë gjithçka, nga gjërat themelore deri në rifreskimin e ekranit 120Hz (gjë që gjithashtu nuk ekziston në serinë e iPhone 12).

Pas kësaj, kompania kineze Xiaomi vendosi të “luajë” pak, kështu që ata postuan një video në rrjetin social Twitter në të cilën hapnin kutinë e modelit të ri Xiaomi Mi 10T Pro, dhe përmban një mbushës.

“Mos u shqetësoni, ne nuk kemi lënë asgjë jashtë kutisë”, shkruan ata.

Siç e përmendëm, nëpër rrjetet sociale, reagimet e përgjithshme ndaj vendimit të Apple për të hequr mbushësin janë negative.

Sidoqoftë, ka nga ata që mendojnë se shumë prodhues të tjerë së shpejti do të ndjekin hapat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Kalo në kategori