LAJMI I FUNDIT:

Infektimi me coronavirus në ambiente të hapura i mundur, por shumë i rrallë

Infektimi me coronavirus në ambiente të hapura i mundur, por shumë i rrallë

Edhe pse pothuajse është dokumentuar që përhapja e coronavirusit ka ndodhur nëpër ambiente të mbyllura, ekspertët pretendojnë se është e arsyeshme bartja e maskave edhe në ambiente të hapura edhe pse ekziston rreziku shumë i vogël i infektimit me COVID-19.

Bartja e maskave në ambiente të hapura para se gjithash mbështetet në atë kur organizohen ngjarje të ndryshme, ku njerëzit janë shumë afër njëri-tjetrit dhe nuk mund të mbajnë distancën dhe bisedojnë gjatë, sikur në tubime politike apo ahengje në ambiente të hapura, transmeton Telegrafi.

Nga fillimi i pandemisë, studimet kanë konfirmuar në shumicën e rasteve infeksionet kanë ndodhur në ambiente të mbyllura siç janë restorantet, shtëpitë, fabrikat, zyrat, konferencat dhe udhëtimi me transport publik.


Një nga 7 mijë studimet e realizuara që është publikuar në prill, ka konfirmuar infeksionin në ambiente të mbyllura dhe fjala është për dy kinezë të zonave rurale.

Në studim janë përfshirë 25 mijë raste, por ende nuk e ka kaluar recensionin, ku rreth 6 përqind e rasteve tregojnë se janë infektuar në ambient të hapur siç ishin ngjarjet sportive apo në koncerte.

Fjala është për zona të caktuara ku distanca fizike nuk është respektuar apo, kur qytetarët kanë qëndruar gjatë apo kanë ecur duke folur me zë të lartë e besa edhe duke kënduar.

“Nuk kemi identifikuar asnjë rast që do të kishte lidhje me atë ashtuquajturën jeta e përditshme në ambient të hapur”, ka deklaruar autori i studimet Mike Weed, profesor në Universitetit të Canterburry

Të dhënat e studimit tregojnë se për aktivitete të njëjta dhe distanca dhe ambientet e hapura janë shumë më të sigurta sesa ato të mbyllura. Në këtë studim kanë marrë pjesë shkencëtarë, britanikë, amerikanë e gjermanë.

“Rreziku i përhapjes së virusit është dukshëm më i vogël në ambiente të hapura sepse viruset zhduken më lehtë në atmosferë”, kanë shkruar ekspertët duke e krahasuar me tymin e cigares.

Koha e kaluar në afërsi të një personi të infektuar është faktor kyç, sekondat nuk janë të mjaftueshme sepse nevojiten minuta të tërë që të bartet COVID-19 tek një tjetër person.

“Nuk ka dëshmi që coronavirusi bartet tek të tjerët në ambiente të hapura. Kur kalojmë pranë njerëzve është e mundur të “marrim” një pjesë të vogël të frymëmarrjes së tyre. Rreziku është shumë i vogël, por maska nuk mund të mbroj në këtë aspekt”, ka deklaruar Lindsay Maar që prej kohësh ka studiuar bartjen e viruseve pranë universitetit Virginia Tech.

Është e vërtetë të përcaktohet rreziku i saktë i infeksionit në rrugë apo park. Varet nga era, por edhe nga rrezet e diellit që deaktivizojnë virusin, shkruan France24. Të gjithë studimet sugjerojnë se rreziku është shumë i vogël, por bartja e maskave vazhdon të jetë strategjia më efikase në luftimin e COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori