LAJMI I FUNDIT:

Irlanda në bllokim të plotë për shkak të coronavirusit

Irlanda në bllokim të plotë për shkak të coronavirusit

Irlanda do të hyjë në një bllokim të plotë për gjashtë javë si masë preventive ndaj pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri irlandez, Micheal Martin, e bëri njoftimin të hënën ndërsa vendimi pritet të hyjë në fuqi të mërkurën në mesnatë.


Bazuar në deklaratën e tij, ai tha se shkollat do të qëndronin të hapura.

Evropa po përballet me valën e dytë të virusit vdekjeprurës, derisa edhe qeveritë po implementojnë masa lokale.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në Irlandë u rrit në 50 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë rreth një mijë persona. /Telegrafi/