LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti i reagon Lutfi Hazirit, pas paralajmërimit se do ta dhjetëfishojë taksën për hyrje në Gjilan

Shpend Ahmeti i reagon Lutfi Hazirit, pas paralajmërimit se do ta dhjetëfishojë taksën për hyrje në Gjilan
Foto: Arkiv

Paralajmërimi i Komunës së Prishtinës që hyrja në kryeqytet me veturë do të bëhet me pagesë ka nxitur debat mes kryetarëve të komunave të Kosovës. Madje, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka paralajmëruar se prishtinasit do ta paguajnë dhjetëfishin për hyrje në komunën që ai drejton.

Pas kësaj deklarate ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke thënë se nuk është taksë për qytete tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi shumë me vetura, transmeton Telegrafi.

“Luta, kolegu im ka thënë se Prishtina ka me pagu dhjetëfishin e taksës së Prishtinës. Ndale dorën Lutë. Sigurisht ja kanë keqinterpretu diçka që shumë mirë e shpjeguam. Nuk është taksë për qytete tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi shumë me vetura. Kjo vlen për krejt dhe jo veç për regjione të tjera.


E dyta, ngadalë se nuk fillon tash. Do të ketë diskutime e sistem etj etj. Kjo shkon bashkë edhe me rregullin në trafik, me kamerat e trafikut etj. Pra, ka kohë dhe është politikë progresive.
Numri i sëmundjeve respiratore dhe fataliteteve si rezultat i ndotjes është i madh. Dhe po, vetura është një prej armiqve kryesor në këtë aspekt. E kuptojmë si nevojë kur dikush ka punë në qendër të qytetit, por nuk e kuptojmë si shëtitje pa nevojë”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu, Ahmeti i është drejtuar edhe LVV-së pas kritikave për taksë.

“Po ashtu lexova se dikush nga Vetëvendosje na paska kritikuar. Së pari duke shpërnda premisa të gabueshme e mandej mbi to duke ndërtu propagandë. Këtij personi që ka qenë përgjegjës për zhvillim të propagandës në Lëvizje i them se ja dërgoj emrat e krejt kryetarëve socialdemokratë e socialistë të cilët mund ti takojnë në Aleancën Progresive e le ti pyesim çka mendojnë ata për congestion charge.

Mesazh kolegut tim Lutës – mundesh me më pyet para se me hi në reciprocitet por, edhe po të ishte propaganda e vërtetë – ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë. A ka lirim për dhëndër në Gjilan”, ka shkruar ai.

Ndryshe, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka njoftuar se nëse qytetarët vendosin të hyjnë në qytet me veturë, duhet të paguajnë taksën e cila minimumi pritet të jetë 10 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori