Aksidentet në komunikacionin rrugor vazhdojnë të shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve aksidentale në Kosovë. E, që nga fillimi i vitit 2020 e deri në shtator, vdekjen nga aksidentet e kanë gjetur 55 persona.
Kurse numri i aksidenteve me persona të lënduar ka qenë 3 mijë e 663, ku në këto aksidente janë lënduar 6 mijë e 825 persona, shkruan Telegrafi.
Zyra për media në Policinë e Kosovës bën të ditur për Telegrafin se numri total i aksidenteve janar-shtator 2020 është 9 mijë e 295, ku prej tyre 5 mijë e 581 raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Ndërsa në vitin 2019, Policia bën të ditur se në periudhën janar- shtator- ka pasur më shumë aksidente me fatalitet.
Në periudhën janar-shtator të vitit 2019 kanë humbur jetën 76 persona. Ndërsa kanë ndodhur 11 mijë e 732 aksidente, 4 mijë e 443 kanë qenë aksidente me persona të lënduar kurse 7 mijë e 223 vetëm me dëme materiale.
Të dhënat për aksidentet në vitet paraprake:
Në vitin 2018 vërehet rënie e numrit krahasuar me 2017:
• Aksidenteve në trafikun rrugor, nga 17.695 në 15.741 aksidente, apo rënie për 11.04 %.
• Aksidenteve me dëme materiale, nga 11.183 në 9.424, apo rënie për 15.72%.
• Aksidenteve me pasoja fatale, nga 122 në 100, ose rënie për 18.03%. Nga ky numër i aksidenteve, 129 persona kanë humbur jetën, që krahasuar me vitin 2017 shënon një rënie për 5.83%.
• Aksidenteve me lëndime, nga 6.390 në 6.217, ose rënie për 2.70%. Nga ky numër i aksidenteve, 12.360 persona janë lënduar, që krahasuar me vitin 2017 shënon rënie për 2.25%.
Policia thekson se si autoritet i zbatimit të ligjit po punon me përkushtim përmes planifikimeve operacionale, fushatave etj, për reduktimin në vazhdimësi të aksidenteve dhe njëkohësisht po ndërmerr veprime ligjore ndaj kujtdo që shkelë rregullat dhe cenon sigurinë në rrugë.
“Mund të veçojmë se mosrespektimi i rregullave dhe shenjave të trafikut, pakujdesia, përqendrimi i pamjaftueshëm dhe tejkalimi i shpejtësisë mbeten ndër shkaktarët e humbjes së jetëve njerëzore në trafik, prandaj drejtuesit e automjeteve janë bartës kryesor të përgjegjësive gjatë pjesëmarrjes në trafik dhe të njëjtit duhet të jenë mjaftë të matur dhe vigjilent në respektimin e rregullave dhe shenjave në trafik”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 32 aksidente trafiku, 11 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 21 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova