LAJMI I FUNDIT:

Aleksei Navalny kërkon ndihmë nga presidenti Trump për rastin e tij

Aleksei Navalny kërkon ndihmë nga presidenti Trump për rastin e tij

Aleksei Navalny, kritiku i Kremlinit ka deklaruar së fundmi që presidenti amerikan, Donald Trump, duhet të reagojë në lidhje me rastin e tij, ky dyshohet të jetë helmuar me Novichok, shkruan CNN.

“Unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë natyrisht, përfshirë në radhë të parë edhe presidenti i SHBA-së të jetë kundër përdorimit të armëve kimike në shekullin 21”, tha Navalny për CBS të dielën.


Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lidhur me këtë rast pati reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili deklaroi se përdorimi i armëve kimike nuk do të lejohet në Evropë.

Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, është sëmurë më 20 gusht gjatë një udhëtimi me aeroplan, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë. Ai u trajtua në Spitalin Charite të Berlinit dhe u lirua në fund të muajit shtator.

“Jam helmuar dhe do të vdesë”, i kishte thënë Navalny stjuardesit në aeroplan në momentin kur e kishte kuptuar se ishte helmuar.

Ndërkohë, Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike e ka konfirmuar se substanca kimike Novichok ishte gjetur në mostrat e gjakut dhe të urinës së Navalnyt.

Hetuesit siberianë e kishin gjetur këtë substancë në shishen e hotelit ku kishte qëndruar ai, tha Navalny. Rusia me këtë rast e mohoi të jetë përfshirë në këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori