Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u ka bërë thirrje udhëheqësve të institucioneve të Kosovës që në procesin e dialogut me Serbinë të mos bëjnë asnjë kompromis në dëm të interesave të vendit tonë.
Jashari, përmes një postimi në Facebook, është shprehur kategorik kundër çdo ndryshimi të mundshëm të Kushtetutës në emër të arritjes finale me Serbinë, duke thënë se akti më i lartë juridik i shtetit tonë duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit, i cili pengon të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit tonë.
“Është koha e fundit që spektri politik në vend të jenë të bashkuar dhe të unifikuar të mbrojmë shtetin tonë nga çdo tendencë që mund të vijë për ta futur atë në negociata e kompromise të dhimbshme. Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë”, ka shkruar Jashari.
Postimi i plotë i Jasharit:
“Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Shteti ynë ka bërë vazhdimisht kompromise të dhimbshme në emër të arritjes së marrëveshjeve me Serbinë, duke përfshirë diskriminimin pozitiv të pakicës serbe në Kosovë dhe votimin e dyfishtë për çështje substanciale si pjesë e kushtetutës sonë.
Ajo që duhet të ndryshojë kushtetutën është Serbia, e cila përveç kësaj duhet dhënë përgjegjësi për të pagjeturit, viktimat e luftës, gjenocidin mbi popullatën e pafajshme dhe dëmet materiale të shkaktuara në luftën e fundit në Kosovë.
Kushtetuta e shtetit tonë duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit dhe i cili pengon të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit tonë.
Udhëheqësit tonë shtetërorë duhet t’ia bëjnë me dije faktorit ndërkombëtar që shteti ynë nuk ka për të bërë më kompromise dhe se jemi shteti më i avancuar në Ballkan sa i përket respektimit të të drejtave të pakicave.
Është koha e fundit që spektri politik në vend të jenë të bashkuar dhe të unifikuar të mbrojmë shtetin tonë nga çdo tendencë që mund të vijë për ta futur atë në negociata e kompromise të dhimbshme.
Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë”, ka shkruar Jashari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë