LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet pasi rekrutoi për punë të detyrueshme tre të mitur në Drenas

Arrestohet pasi rekrutoi për punë të detyrueshme tre të mitur në Drenas
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Drenas, pasi ky i fundit ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre të mitur.

Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti dyshohet se ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre viktima të mitur meshkuj. Viktimat janë trajtuar sipas procedurave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/