LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Crotone – Juventus: Chiesa debuton me Zonjën e Vjetër

Formacionet zyrtare, Crotone – Juventus: Chiesa debuton me Zonjën e Vjetër

Federico Chiesa do të bëjë debutimin e tij me Juventusin në ndeshje ndaj Crotones, ku në sulm do të jetë me Alvaro Moratan dhe Dejan Kulusevskin. 

Bianconerët në këtë ndeshje janë pa Cristiano Ronaldon dhe Weston McKennien, të cilët janë me COVID-19, ndërsa të dëmtuar janë Alex Sandro, Aaron Ramsey dhe Matthijs de Ligt.

Paulo Dybala nuk është ende në 100 për qind, kështu që trajneri Andrea Pirlo e ka lënë në bankë.  Arthur Melo dhe Rodrigo Bentancur do të jenë në mesfushë.


Po ashtu nga minuta e parë luan Daniele Portanova para Juan Cuadrados në krahun e djathtë.

Giorgio Chiellini dhe Ëojciech Szczesny në bankë, ndërsa statojnë Merih Demiral dhe Gigi Buffon.


Crotone: Cordaz; Magallan, Marrone, Luperto; Molina, Messias, Cigarini, Vulic, Reca; Pedro Pereira, Simy.

Juventus: Buffon; Danilo, Bonucci, Demiral; Portanova, Arthur, Bentancur, Frabotta; Kulusevski; Morata, Chiesa.


/Telegrafi/