LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj kërkoi mbështetje për ndryshimet në Ligjin për financimin e subjekteve politike

Selmanaj kërkoi mbështetje për ndryshimet në Ligjin për financimin e subjekteve politike
Foto: Arkiv

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj kërkoi mbështetjen e deputetëve për Projektligjin për ndryshim-plotësim të Ligjit për financimin e subjekteve politike. Ky projektligj sipas tij, është në harmoni me të gjitha kërkesat e Komisionit të Venecias.

Në seancë plenare, Selmanaj në emër të qeverisë tha se ky projektligj është pjesë e programit legjislativ për vitin 2020.

“Ky projektligj ndër të tjera parasheh dispozita ligjore me theks të veçantë të kontrollit financiar të subjekteve politike, auditimit të raporteve financiare të subjekteve politike dhe publikimit të këtyre raporteve. Gjithë kjo parashihet të bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies të subjekteve politike në menaxhimin dhe shpenzimin e parasë publike, e cila shpenzohet gjatë financimit të fushatave të subjekteve politike dhe organizime të tjera të cilat realizohen para dhe gjatë zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, ka theksuar Selmanaj.


Edhe ky projektligj sipas Selmanajt iu është nënshtruar shqyrtimit të Komisionit të Venecias, dhe që sipas tij ky projektligj është në harmoni me të gjitha kërkesat e kësaj të fundit.

Edhe anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati theksoi se ky projektligj i plotëson kushtet për miratim në parim.

“Pas shqyrtimit në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L174 për financimin e subjekteve politike të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-058 dhe Ligjin 04/L122 si dhe Ligjin 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Kosovë, vlerësoj se projektligji i plotëson kushtet e parapara me nenin 54 të rregullores të Kuvendit dhe i ka rekomanduara Kuvendit për miratim në parim”, u shpreh ai.

Ndër tjerash, ka theksuar se duhet të ketë ndryshime substanciale në këtë projektligj në mënyrë që të rritet transparenca, dhe që po ashtu mos të krijohet barrë shtesë për subjektet politike të cilat e respektojnë ligjin. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori