Zyra e kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se kryeministri Avdullah Hoti shkarkoi sot nga detyra, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn dhe ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Në këtë komunikatë nuk janë dhënë arsyet e shkarkimit të Qalajt, i cili ishte emëruar në krye të Policisë së Kosovë më 28 gusht të vitit 2018.
Por, kush është Samedin Mehmedi?
Samedin Mehmeti u lind në Prishtinë në vitin 1972. Shkollimin fillor e ka përfunduar në vendlindje duke vazhduar me tej me 3 vite të shkollës së mesme te cilat i ka vijuar në shkollën e atëhershme të policisë në Vushtrri, ndërsa vitin e 4-të në Prishtinë.
Studimet universitare i ka përfunduar me sukses të shkëlqyeshëm në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ndërsa specializimin e pas-diplomimit dhe magjistraturën në Fakultetin e Shkencave të Kriminalistikës, në Universitetin e Sarajevës duke vazhduar me tej me Studimet e doktoratës në Universitetin Evropian të Tiranës.
Temat e magjistraturës dhe doktoratës i ka mbrojtur në specifika të ndryshme, të ndërlidhura me fushën e terrorizmit.
Samedin Mehmeti ka një karrierë të gjatë dhe të begatshme në sektorin e sigurisë, përkatësisht në veprimtarinë policore, duke shërbyer në pozita të ndryshme, fillimisht si polic patrullues në stacionin policor ”Veriu”, më pastaj si hetues i vrasjeve në regjionin e Prishtinës.
Si mbikëqyrës, në nivelin taktik përkatësisht në gradën e Rreshterit policor ka shërbyer në pozitën e shefit të ndërrimit në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë. Në nivelin e menaxhimit operacional, me gradën Toger ka shërbyer në pozitën Zv. Komandant në stacionin policor ”Jugu” dhe me gradën Kapiten ka shërbyer Komandant i stacionit policor “Veriu” në Prishtinë.
Pas avancimit, në nivelin strategjik në gradën Major, ka shërbyer fillimisht në pozitën Zëvendës Drejtor për Operativë dhe pastaj udhëheqës i njësisë për Tranzicionin e kompetencave policore nga UNMIK-u, në Policinë e Kosovës. Në gradën e Nënkolonelit ka shërbyer në pozitën e Drejtorit të Administratës në kuadër të Departamentit të Policisë Kufitare.
Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vite me radhë Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në Misionin e OKB-së në Afganistan.
Pas kthimit nga Misioni në Afganistan, Samedin Mehmeti ka punuar në pozitën e Kryesuesit të Komisionit të Brendshëm Disiplinor dhe në pozitën e Drejtorit të Divizionit të Komunikacionit Rrugor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Në aspektin e zhvillimit profesional, ka ndjekur shumë programe të ndryshme, të cilat lidhen me fushën e sigurisë në përgjithësi dhe terrorizmin në veçanti.
Vlen të ceken: Kursi për menaxhimin e incidenteve kritike; Trajnim për sigurinë e aktiviteteve dhe samiteve ndërkombëtare, në Akademinë Nacionale të Policisë së Turqisë, në Ankara; Programin Ekzekutiv për Studime të Avancuara të Sigurisë si dhe Programi i specializuar për luftën kundër terrorizmit, në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Qendrën Marshall në Garmishpartenkirchen-Gjermani; Programin lidhur me të drejtën ndërkombëtare në konflikt në Europa-Universitat Viadrina, Frankfurt (Oder), Gjermani; Programin për planifikim operacional dhe strategjik të forcave të armatosura, të organizuar nga Cranfeld University-Defence Academy of United Kingdom – Londër; Programin për këshilltar dhe analist nga Kings Collage – University of London, si dhe shumë programe dhe trajnime nga kjo fushë.
Përveç sferës se sigurisë, karriera e tij e begatshme në formë paralele është zhvilluar edhe në botën akademike.
Mehmeti për disa vite me radhë ka qenë i angazhuar me honorar si ligjërues në Fakultetin e Sigurisë në Kolegjin “ISPE” në Prishtinë, si dhe vazhdon t’i ligjëroj lëndët e sigurisë në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ku edhe aktualisht ka kontratë me honorar.
Ka botuar dhe prezantuar punime të ndryshme hulumtuese shkencore nga fusha e sigurisë në revista dhe konferenca të ndryshme shkencore me recension ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe bashkautorësinë në librin “Enciklopedia e policive të Evropës Juglindore”, botuar nga shtëpia botuese “Springer” në SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale