LAJMI I FUNDIT:

Aksion i policisë në Prishtinë e Drenas, arrestohen tre persona për organizim të bixhozit

Aksion i policisë në Prishtinë e Drenas, arrestohen tre persona për organizim të bixhozit

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas pranimit të një informate lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, me datën 15 tetor 2020 ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Drenasit, ku janë përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme.

“Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar dhe ushtrimin e kontrollit në lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:


• D. E. lindur me 1985 kosovar/shqiptar
• A. E. lindur me 1986 kosovar/shqiptar
• A. F. lindur me 1998 kosovar/shqiptar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

• 14 (katërmbëdhjetë) aparate të lojërave të fatit,
• 2 (dy) lojëra KENO,
• 1 lojë me qen,
• 1 (një) shtëpizë kompjuteri,
• 1 (një) DVR,
• 1477 (njëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) euro,
• 2 (dy) armë zjarri,
• 10 (dhjetë) fishekë kalibrash të ndryshëm,
• 7. 7 gramë substancë e dyshuar narkotike (kokainë),
• 1 (një) telefon celular,
• 4 (katër) komplete letra dhe zare pokeri”, thuhet në njoftimin për media.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori